Çfarë thonë yjet për muajin gusht? 'Takime erotike, dashuri dhe romanticitet'/ Meri Shehu bën parashikimin mujor

Çfarë thonë yjet për muajin gusht? 'Takime erotike, dashuri dhe romanticitet'/ Meri Shehu bën parashikimin mujor

21:25, 01/08/2023
A+ Aa A-

DASHI

Ky muaj duket shume erotik për ju por edhe antifatik, në datën 16 mundet të gjeni fatin tuaj sapo të filloni edhe një here aty ku e keni lënë !Puna ka ngarkesë e debate të cilat nga data 23 fillojnë edhe komplikohen me shumë. Shëndeti po ashtu. Melankoli në datën 30 me hënën e plote në Peshk por edhe romantizëm.

DEMI

Shume ngatërresa në çështjet familjare që në datën 1 gusht, shumë probleme ekonomike komplikohen dhe dështohet tek ju këtë muaj. Një bashkëjetesë apo marrëdhënie do marri përmasa të mëdha dhe ne lidhje me punën tuaj krijuese do ketë tensione dhe kujdes mos ju zbulohen te metat tuaja Mbas datës 23 ju jepet mundësia të rregulloni marredhenien ose të kërkoni edhe pak kohë. Në datën 16 do keni një surprize jo të mirë.

BINJAKËT

Lufta për ekzistenca në punë e familje do marri gjithë vëmendjen tuaj një mundësi e artë në datën 1 për një kontakt jashtë vendit apo udhëtim nuk do mungojë. Një rrugë e re ju hapet në datë 16 në komunikim apo plan pune por edhe ne jetën personale. Kujdes marrëdhëniet familjare duke filluar nga data 23 gusht me kthimin e Mërkurit të kundërt.

GAFORRJA

Ky do jete muaji qe do vazhdoni te merreni me ekonominë me se shumti, vrima e madhe e ozonit që është hapur në ekonomi do duket nesër me hënën e plotë në Ujor. Pastaj do fillojnë sherret e problemet me te afërmit e çështjet ligjore apo udhëtimet me jashtë vendit. Merkuri i kundërt në 23 ju rikthen edhe njëherë te çështjet qe do hapen për ti rregulluar. Më 16 do keni pak favorizime ekonomike dhe në datë 30 Gusht do jeni me mendje jashtë vendit.

LUANI

Ky muaji qe ju sjell fat ne çift e dashuri! Pas datës 23 do shikoni si mund te rregulloni gjithçka ne favorin tuaj dhe se do të jetë një çlirim i madh ne jetën tuaj. Ne karrierë një mundësi e mirë ju pret. Në rrethin shoqëror do keni shume kontakte dhe qëllime te cilat komplikohen por kujdes shëndetin.

VIRGJËRESHA

Merkuri dhe Marsi ne shenjen tuaj ca nuk do bëjnë qe ju te jeni gjithmonë ne mes te debatit planeve kontakteve por edhe sherreve. Kujdes mos u rrëmbeni pasi edhe çështje personale janë te komplikuara dhe punët e fshehta gati për skandale. Vetëm pas 16 Gushtit do arrini te rigjeni veten dhe se disa çështje personale fillojnë e komplikohen me Merkurin e kundërt ne shenjen tuaj. Shume pune dhe apokalipse ne përditshmërinë tuaj qe fillon me hënën e plote ne ujor. Vetëm !Vetem në fund të muajit do kuptoni sa ju do partneri apo ke keni përball konkretisht nga te gjitha fantazmat e këtij muaji !

PESHORJA

Shume prapaskene sherre e debate do behën pas kurrizit tuaj ne lidhje me ju dhe punën tuaj e këto do komplikohen aq shume sa duhen zgjidhur nga ju me shume kujdes. Më datën 1 gusht në dashuri dhe romantizem dhe ju pret një udhëtim i bukur dhe pritet mjaft ambicioz ose një shans i dyte ne dashurinë e humbur. Më 30 me hënën e plote ne Peshk kujdes shëndetin!

AKREPI

Shume çështje te rëndësishme ne lidhje me famën dhe karrierën tuaj duhet te zgjidhni këtë periudhe Pas 16 rikthehen mundësitë e humbura dhe shanset te ndriçoni ne dashuri e pune dhe hëna e plote nne Ujor ju ndriçon ne familje e shtëpi duke ju dhënë harmoni hapësirë dhe shoqëri ! Por pas dates 23 do sqaroni qellimet tuaja Ne dashuri do jeni percaktues dhe frymezues per nje lidhje te qendrueshme pavaresisht se te tjeret ju bejne ankesa !Ne date 30 Gusht do keni nje takim erotik mjaft romantik ne henen e plote ne Peshk!

SHIGJETARI

Shume debate familjare e tension ne pune do keni kete muajin Gusht !Ne date 23 Merkuri i kundert do ti komplikoj me shume marredheniet tuaja me eproret apo familjaret dhe disa projekte shtyhen e komplikohen! Ne dashuri vetem pas 16 do gjeni paqe apo fuqi per te rifilluar Me henen e plote ne Ujor ju sjell ide shume perparimtare dhe moderne por edhe nje takim shume te rendesishem me fatin e nje mesazh shume te rendesishem e udhetime.

BRICJAPI

Probleme me ligjin me udhetimet dhe me te afermit do cilesohej ky muaj per ju por gjithmone me mundesine qe fjalen e fundit ta thoni ju !Hena e plote neser ne dt 1 Gusht do ndikoj ne ceshtjet ekonomike shume fuqishem per tju hapur pak probleme !Nje bashkepunim i ri pas dt 16 do jete celsi i fitores per ju !Rregullimi i shume gabimeve fillon pas dt 23 Gusht me Merkurin e kundert ne Virgjeresh !Ne dt 30 do ndjeheni sikur treni kaloi mbi ju !

UJORI

Muaji fillon fuqishem per ju me Henen e plote me te bukur te vitit ne shenjen tuaj !Ju plotesohet nje deshire dhe i kompleksoni te tjeret dhe partneret ne cift. Cdo kush para jush do ndjehet i humbur. Pas dates 16 Gusht filloni nje jete te re dhe i jepni fund perfundimisht marredhenieve qe nuk kane me vlere ne jeten tuaj. Merkuri i kundert ne dt 23 i sqaron ceshtjet ekonomike qe ne data 30 Gusht te ndjeheni te plotesuar!

PESHQIT

Data 1 Gusht ju gjen melankolik dhe mundesisht te mbyteni me nje luge uji. Hena e plote ne Ujor sa ju kujton se endrrat tuaja duhet te presin pak te pakten deri ne date 16 sa te clirohet rruga e bllokuar! Ne marredhenie me te tjeret do kete shume debate e keqkuptime e dherre.
Pas dates 23 fillon nje lloj rregullimi me Merkurin e kundert perball jush ne date 30 hena e plote ne shenjen tuaj mund te sjelli nje celebrim ne martese te shumepritur.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco