Pse meditimi është kaq i rëndësishëm dhe duhet ta keni patjetër pjesë të rutinës suaj

Pse meditimi është kaq i rëndësishëm dhe duhet ta keni patjetër pjesë të rutinës suaj

21:21, 01/08/2023
A+ Aa A-

Ndihmon në uljen e stresit

Meditimi mund të ndihmojë në reduktimin e stresit nga pothuajse çdo situatë ku mund të jeni. Kur ka diçka që na shqetëson në jetën tonë, ne na reagon trupi instiktivisht për ta luftuar situatën.

Kur meditoni, ju mundësoni që ky mos të jetë hapi juaj i parë, pasi ju jep ‘mjetet’ për të marrë frymë thellë e t’u kthyer në një gjendje mendore më të relaksuar.

Nxit produktivitetin                      

Nëse meditoni çdo ditë, do të vini re një rritje në produktivitetin tuaj. Do të jeni më të angazhuar në projektet dhe detyrat tuaja, ndërkohë që do të keni një ndjenjë motivimi.

Ju ndihmon të jeni të fokusuar

Një përfitim tjetër i meditimit është se ndjenja juaj e fokusit do të përmirësohet. Ju do të fokusoheni tek një moment apo detyrë e caktuar për t’iu përmbushur maksimalisht, në vend që të kaloni shpejt nga një detyrë në tjetrën. Nëse nuk mund të jeni të vëmendshëm tek diçka për një kohë të gjatë, studimet tregojnë se edhe disa minuta meditim mund të përmirësojnë shumë aftësinë tuaj për t’u përqëndruar.

Përmirëson marrëdhëniet

Kur meditoni rregullisht, mund të vini re se si jeni më mirënjohës ndaj njerëzve në jetën tuaj.

Marrëdhëniet e shëndetshme janë të rëndësishme jo vetëm në mjedise personale, por edhe profesionale; në secilin aspekt, ju duhet të ndiheni rehat të ndani këndvështrimin tuaj duke respektuar dhe pranuar gjithashtu kontributet e të tjerëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco