U martuan në fshehtësi të plotë/ Publikohen fotot, ja kush është bashkëshortja e Ardian Bujupit

U martuan në fshehtësi të plotë/ Publikohen fotot, ja kush është bashkëshortja e Ardian Bujupit

15:49, 31/07/2023
A+ Aa A-

Në fshehtësi të plotë dhe krejt papritur për publikun, Ardian Bujupi i dha fund beqarisë pak javë më parë. Këngëtari i ka munguar fansave me intervista duke zgjedhur të vijë tek ta vetëm përmes muzikës.

As në rrjetet sociale ai nuk ka ndarë asnjëherë detaje lidhur me jetën personale. Por, ‘Prive’ raportoi se ai u martua këtë verë në Gjermani me vajzën që i ka marrë zemrën. Ata organizuan një ceremoni private me rrethin e ngushtë në shtetin gjerman.

Detajet që dihen rreth bashkëshortes së këngëtarit numërohen me gishtat e dorës. Ajo jeton po ashtu në Gjermani dhe nuk është e njohur për publikun.

Sakaq, së fundmi ‘Prive’ ka sjellë edhe disa foto të saj. Partnerja e Ardianit quhet Fjolla dhe siç mund ta shihni është një bukuroshe bjonde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco