Si ndihet Bella pas ndarjes nga Marc Kalman?

Si ndihet Bella pas ndarjes nga Marc Kalman?

15:21, 31/07/2023
A+ Aa A-

Modelja Bella Hadid u nda nga i dashuri i saj, Marc Kalman, me të cilin kishin një marrëdhënie 2-vjeçare (megjithëse thuhet se marrëdhënia mund të ketë nisur më herët). Bella s’ka qenë shumë aktive nëpër rrjetet sociale, ndaj natyrshëm lind pyetja se si ndihet pas ndarjes.

Një burim tha për US Weekly se për momentin, po përshtatet me jetën e saj si beqare dhe se s’e ka në plan të dalë me njerëz të tjerë.
 
“Miqtë duan që ta njohin me dikë, por ajo s’është në humor për këtë. Bella është shumë krenare për faktin që është esëll dhe po fokusohet në mirëqenien dhe karrierën e saj”, shtoi burimi, referuar edhe nismës së Bella-s për të qëndruar esëll, të cilën e ka ndërmarrë që prej tetorit të vitit të kaluar.

Image

Bella dhe Marc u ndanë në pranverë, por vetëm këtë muaj u bë me dije lajmi. Një burim tha për ET se dyshja është ndarë dhe shtoi: “Ata ishin shumë të dashuruar, por lidhja mori rrjedhën e vet dhe vendosën që t’i jepnin fund. Bella është një person shumë i mirë, por vuan nga presioni i famës”. 

Më pas, vijoi:
 
“Bella po merr kohën e merituar për të trajtuar sëmundjen e saj Lyme”.
 
Bella dhe Marc kishin rreth dy vite të lidhur. Ndarja e tyre vjen pasi një burim tha për ET se drejtori artistik po planifikonte t’i propozonte modeles për fejesë në vjeshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco