Nisur nga Khloé: A përmirëson përdorimi i kanabisit cilësinë e gjumit?

Nisur nga Khloé: A përmirëson përdorimi i kanabisit cilësinë e gjumit?

14:10, 31/07/2023
A+ Aa A-

Khloé Kardashian është treguar shumë e hapur në lidhje me problemet me gjumin dhe disa nga zgjidhjet që ka gjetur për këtë problem. Ndër të tjera, ajo pranoi se e konsumon kanabisin, por edhe e ka zët në të njëjtën kohë.

“Është e vështirë për mua të fle. E bëj telefonin silent dhe e kthej nga ana tjetër që drita të mos më bezdisë. Pi çaj dhe mund të them se tymos kanabis. Në fakt, e kam inat kanabisin, e urrej ndjesinë që më lë, por nisa ta përdorja gjatë natës dhe më vendoste në gjumë”, tha Khloé dhe pranoi se ndonëse bëhet paranojake, sërish kjo e ndihmon për një gjumë më të mirë.

Por, le të flasim pak për efektet e kanabisit për një gjumë më të mirë. Studimet e kryera janë ende paksa të limituara dhe subjektive, duke e bërë të paqartë nëse efekti është placebo*, apo afatgjatë.

Efekti placebo - Ndodh kur shëndeti fizik ose mendor i një personi duket se përmirësohet pas marrjes së një trajtimi mjekësor. Placebo i referohet një trajtimi që duket real, por është krijuar për të mos pasur asnjë përfitim terapeutik.

Image

Sipas një studimi të kryer në Kanada, përdorimi i kanabisit mjekësor është rritur, për shkak se ndihmon me pagjumësinë dhe sfidat për një gjumë më të mirë. Kërkimet e shkencëtarëve kanë treguar se kanabisi ka disa efekte pozitive te pacientët që vuajnë nga pagjumësia dhe se i ndihmon ata të bëjnë një gjumë më të rehatshëm dhe të thellë.

Pacientë të ndryshëm raportuan se përdornin kanabis mjekësor (ose jo) për të trajtuar simptoma të ndryshme, duke nisur që nga çrregullimi primar i gjumit (insomnia), deri tek ato dytësore, që lidhen me gjendje psikiatrike, ose fizike, si për shembull: depresion, ankth, apo dhimbje kronike.

Një tjetër avantazh i kanabisit mjekësor është se nuk ka efekte anësore të padëshiruara. Ilaçet që përdoren për pagjumësinë sjellin një sërë efektesh: marramendje, mungesë përqendrimi, lodhje, shtim në peshë, si dhe mund të krijojnë varësi. Për këtë, shumë njerëz e përdorin kanabisin mjekësor për të shmangur këto efekte të padëshiruara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco