FOTO/ Pas dyshimeve se është ndarë nga partnerja e re, Blero bën dedikimin romantik për të

FOTO/ Pas dyshimeve se është ndarë nga partnerja e re, Blero bën dedikimin romantik për të

11:33, 26/07/2023
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur, Blero mund të mos jetë shumë aktiv në muzikë, por jeta e tij private mbetet në qendër të vëmendjes.

Artisti nga Mitrovica muaj më parë i dha fund martesës disa vjecare me Afrona Dika, por së fundmi la të kuptohej se ka nisur një histori të re dashurie.

Ndonëse këngëtari nuk ka zbuluar identitetin e saj, u tha se vajza që ka rrëmbyer zemrën e tij jetonte në Gjermani, nga ku Blero shpesh herë bënte postime.

Dhe kur gjithçka dukej se po shkonte mirë, Blero përmes disa postimeve në rrjetet sociale bëri të dyshohej se edhe romanca e re e tij ka përfunduar.

Por, në një status të fundit që ka bërë në InstaStory, këngëtari i “Merri sytë e mi” ka bërë edhe një herë tjetër konfuz fansat e tij.

Image

“Nuk më intereson nëse thua që nuk dëshiron të më shohësh mua, nuk më intereson nëse thua se nuk më do, do të luftoj përsëri, përsëri e përsëri sepse në fund të fundit ti je dashuria e jetës time. Gruaja që zemra ime donte gjithmonë, por kurrë nuk e dinte që egziztonte vërtetë. Të dua zemër”, ka shkruar Blero, duke treguar se ndodhet në Munich të Gjermanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco