Pasi bënë publike fejesën e tyre, Rosalia dhe këngëtari i njohur i japin fund lidhjes 3-vjeçare

Pasi bënë publike fejesën e tyre, Rosalia dhe këngëtari i njohur i japin fund lidhjes 3-vjeçare

11:30, 26/07/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Rosalía dhe partneri i saj Rauw Alejandro i kanë dhënë fund lidhjes së tyre tre vjeçare.

Dyshja e cila njoftoi fejesën e tyre në mars pavarësisht dashurisë dhe respektit që artistët kanë për njëri-tjetrin, të dy kanë rënë dakord që të dahen, sipas një burimi për People Magazin.

Kujtojmë se çifti u lidhën për herë të parë në gusht të 2021, ndërsa një muaj më pas ata e bënë publike me romancën e tyre në rrjetet sociale.

Në mars të vitit 2022, këngëtarja spanjolle zbuloi se kishte bërë një tatuazh në këmbën e saj incjalet “RR” që janë shkronjat e para të emrit të tyre.

Ndërsa vetëm një muaj më pas, Rauw zbuloi se kishte bërë një tatuazh sipër kërthizës, ku shkruan “Rosalía”.

Një muaj pas fejesës lajmin e së cilës ata e bënë publike në videoklipin e këngës së tyre “Beso”, gjatë një interviste për ‘Billboard’ çifti folën për lidhjen e tyre dhe treguan se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco