'Seriozisht e ka kjo?', njerëzit po kritikojnë Megan Fox dhe me të drejtë!

'Seriozisht e ka kjo?', njerëzit po kritikojnë Megan Fox dhe me të drejtë!

11:13, 26/07/2023
A+ Aa A-

Megan Fox ka çuditur njerëzit në rrjete sociale kur postoi në InstaStory foton e një llogarie “GoFund Me”, që i përkiste mikeshës së saj.

Babai i shoqes së Megan Fox ishte diagnostikuar me kancer dhe shuma që ata kërkonin të plotësonin ishte 30,000 dollarë. Mirëpo, për Megan, pasuria neto e të cilës vlerësohet 8 milion dollarë, kjo shumë që kërkohet është “bukë me djathë”.

Njerëzit nisën të shkruanin të habitur nga fakti që milionere si Megan i kërkon ndihmë njerëzve më ‘të varfër’ se ajo në rrjete sociale, në vend që t’ia mbulojë ajo vetë shumën 30,000 dollarë familjes së shoqes së saj.

“Babai i shoqes sime u diagnostikua me kancer në pankreas. Nëse keni mundësi ta ndihmoni, ju lutem bëjeni,” shkroi Megan.

Image

“Seriozisht e ke?”, “Nëse do të kisha aq para sa ajo, do të mbuloja 100% të shpenzimeve mjekësore të prindit të një shoqeje përpara se t’u kërkoja të huajve”, “Megan që shpërndan një GoFundMe ku kërkohen 30,000 dollarë duhet të jetë një shaka”, “Mos grumbulloni para dhe kërkoni ndihmë nga fansat tuaj shumë më të varfër”- shkruanin njerëzit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco