Klajdi Haruni do të bëhet baba për herë të parë, artisti zbulon identitetin e partneres që i ka rrëmbyer zemrën

Klajdi Haruni do të bëhet baba për herë të parë, artisti zbulon identitetin e partneres që i ka rrëmbyer zemrën

10:55, 26/07/2023
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur Klajdi Haruni i ka surprizuar të gjithë me lajmin se do të bëhet baba për herë të parë.

Artisti zgjodhi ta ndajë këtë lajm të ëmbël për fansat e tij nëpërmjet një videoje emocionuese në Instagram.

Madje në video, Klajdi ka zbuluar për herë të parë dhe identitetin e partneres që i ka rrëmbyer zemrën e cila quhet Orgesa.

“Të adhuroj pa fund por sot më shumë se kurrë, formën e barkut tënd…”- shkruan artisti krahas posrtimit, ku ka marrë dhe urime të shumta nga miq dhe ndjekës të tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco