Përflitet për një lidhje, çfarë sheh te Leonardo DiCaprio kjo supermodele?

Përflitet për një lidhje, çfarë sheh te Leonardo DiCaprio kjo supermodele?

09:21, 26/07/2023
A+ Aa A-

Siç dhe duket modelet duken të paaftë për t'i rezistuar hijeshive të Leonardo DiCaprios.

Kohët e fundit, ylli 48-vjeçar i Hollivudit ka bërë udhëtimin e tij nëpër botë, duke shijuar një qëndrim të gjatë veror për t'u patur zili.

Në fillim ishte më Kana, më pas në  Londër, Paris, Bregu i Amalfit dhe së fundmi St Tropez: vende magjepsëse që përputhen me shoqerinë në krah të aktorit, ku përveç shokut të tij aktor Tobey Maguire dhe anëtarëve të ndryshëm të familjes, ka përfshirë shpesh dhe një grup modelesh mahnitëse.

Por ndër bukuroshet, bie në sy modelja e cila u pa në krah të DiCaprios për herë të parë në Festivalin e Filmit në Kanë në maj.

Image

Emri i saj? Neelam Gill, një modele britanike 28-vjeçare nga Coventry , e cila u rrit duke parë Bollyëood dhe jo Hollyëood dhe ka grumbulluar një sërë arritjesh që kur u bë modelja e parë me origjinë indiane që u përfshi në një fushatë të Burberry gati një dekadë më parë.

Image

Ajo u paraqit në Kanë, ku i  'verboi' të gjithë me një fustan të gjatë argjendi. Më pas erdhën vizita të përsëritura në Chiltern Firehouse në Londër në të njëjtën kohë me aktorin.

Kjo shkaktoi spekulime se Miss Gill – ishte tre vjeç kur DiCaprio kur lozi në filmin “Titanic” – mund të jetë bërë modelja e fundit që ka rënë pre e hijeshive të përjetshme të beqarit më të lakmuar të Hollivudit.

Bukuroshja dhe disa nga miqtë e saj u panë në bordin e mega-jahtit të DiCaprio-s, në Bregun e Amalfit, më pas në Paris.

Image

Më pas, javën e kaluar, dyshja ishin të dy në listën e të ftuarve në festën verore të Vogue të mbushur me yje, përsëri në Chiltern Firehouse, ku Neelam vlonte me një fustan të tejdukshëm deri në dysheme.

Pika e fundit e përbashkët e nxehtë ishte St Tropez, ku ajo dhe DiCaprio u panë duke shëtitur veçmas drejt një jahti të mrekullueshëm.

Image

Gjithçka është më tepër një mister, jo vetëm sepse DiCaprio është përfolur gjithashtu se po shijon një dashuri me një modele tjetër, Gigi Hadid.

Neelam Gill vjen nga një familje që i përket klasës punëtore dhe jetonte mbi një dyqan, e shkëlqyer në mësime ndërkohë që ndiqte një karrierë modelingu në lulëzim. 

Ajo ka përdorur gjithashtu platformën e saj për të adresuar çështje, si mungesa e diversitetit në pasarelë, depresionin dhe abuzimin në familje.

Edhe nëse nuk keni dëgjuar më parë për të, me siguri do të keni parë kornizën e saj me këmbë të gjata dhe fytyrën e saj në formë zemre, me sy të gjerë  në fushatat reklamuese dhe në kopertinat e revistave.

Image

Familja e Neelam në CoventryImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco