Nga skena e puthjes me Luiz Ejllin e deri tek projektet që priten të vijnë flet Olta Gixhari

Nga skena e puthjes me Luiz Ejllin e deri tek projektet që priten të vijnë flet Olta Gixhari

09:09, 26/07/2023
A+ Aa A-

Aktorja dhe ish-banorja e Big Borther VIP, Olta Gixhari ka folur për herë të parë për rolin e saj në filmin “Në kuadër të dashurisë”, një projekt ku luan në krah të Luiz Ejllit.

Gjithashtu Olta nuk shpëtoi pa u pyetur për skenën e shumë komentuar të puthjes me Luiz Ejllin ku aktorja është shprehur se nuk e mban mend sepse është diçka shumë teknike si të bësh një ecje.

Ajo shpjegoi se puthja në film nuk është diçka që mund ta shijosh apo ta ndjesh sepse ka vetëm anë profesionale. Gjithashtu Olta ka treguar se skena e puthjes është përsëritur disa herë pasi dy aktorëve i vinte për të qeshur, apo nuk ishte mirë këndi i dritës.

E pyetur se cilat janë planet e saj sezonin e ri televizion, Olta ka zbuluar shumë të reja e një ndër më interesantet është që mund të ketë një “Në kuadër të dashurisë 2”.

 Olta për planet  e saj:

“ Në tetor del filmi, mezi po pres dhe pse jo për një 2-sh, për një “Kuadër të dashurisë 2” me shpresën që njëshi të shkojë mirë…Kam disa projekte që jam duke e diskutuar, nuk dua një projekt që të bllokohem, dua të jem e lirë, të udhëtoj, të shijoj cunin, nuk është se televizioni në full time të jetë ambicia ime…”
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco