Princ Harry dhe Meghan Markle do largohen nga rezidenca në Montecito?

Princ Harry dhe Meghan Markle do largohen nga rezidenca në Montecito?

15:32, 25/07/2023
A+ Aa A-

Princ Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle së shpejti mund ta quajnë Malibun, Kaliforni shtëpinë e tyre më të re.

Sipas një burimi të afërt me çiftin tregoi për Express se dyshja po shikojnë disa prona në qytetin bregdetar të afërt me Los Anxheles.

Image

“Duka dhe Dukesha e Sussex po mendojnë për tu shpëngulur që të jetojnë në Malibu. Ata kanë bërë disa udhëtime në këtë vend për të shikur shtëpitë dhe ofertat që pronarët mund t’iu ofrojnë.”– tha burimi.

Megjithatë është ende e paqartë nëse ata do të heqin dorë nga residenca e tyre aktuale 14 milionë dollarëshe në Montecito për të jetuar në Malibu, apo dyshja thjeshtë dëshirojnë që të shtojnë një pronë tjetër në këtë qytet.

Image

Kujtojmë që në rrjet po qarkullojnë lajme se Meghan Markle ka planifikuar një rikthim në botën e televizionit, ndërsa publiku ka aluduar se këtë shtëpi Dukesha do ta përdorë për ndonjë program të saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco