Pas ndarjes nga Dj Geek, Dafina Zeqiri rrëfen vështirësitë që duhet të kalojë për të gjetur partnerin e duhur

Pas ndarjes nga Dj Geek, Dafina Zeqiri rrëfen vështirësitë që duhet të kalojë për të gjetur partnerin e duhur

11:02, 24/07/2023
A+ Aa A-

Ndarja e këngëtares së njohur shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek prej javësh ka qenë në qendër të mediave rozë.

Ndonëse asnjëri nga ata nuk e kanë konfirmuar lajmin, burimet për “Prive” bënë të ditur se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Mirëpo përveç romancës së dashurisë ata kishin edhe një lidhje profesionale, ndaj së fundmi dyshja vendosën që t’i ndajnë ‘rrugët’ edhe në bashkëpunimet në projektet muzikore.

Së fundmi, Dafina ka folur gjatë një interviste, rreth jetës së saj personale dhe profesionale. E teksa duket se gjatë bisedës e konfirmoi ndarjen nga Dj, artistja u shpreh se është e vështirë të njohësh dikë për shkak të emrit që ajo ka, pasi ata ia bëjnë shumë të vështirë ta kuptojë nëse e duan për njeriun që është apo si artiste.

Në industrinë e muzikës si grua nuk ke kohë të dalësh në takim me dikë apo të njohësh dikë. Jo se nuk ke dëshirë, por ose ai që po del shkon dhe iu thotë të gjithëve ose ta ngjisin njerëzit. Ndërkohë unë akoma nuk arrita ta njoh. Kjo e bën shumë të vështirë ta kuptoj nëse ai person po del sepse më pëlqen apo se jam Dafina…”-  u shpreh ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco