Artistja shqiptaro-gjermane, Donna Dafi vjen për herë të parë për të performuar në Kosovë bashkë me Luiz Ejllin

Artistja shqiptaro-gjermane, Donna Dafi vjen për herë të parë për të performuar në Kosovë bashkë me Luiz Ejllin

20:22, 22/07/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e re shqiptaro-gjermane, Donna Dafi, ka publikuar tashmë prej kohësh projekte të njëpasnjëshme muzikore.

Ajo synon të krijojë një karrierë ndërkombëtare, ndërsa ka realizuar këngë edhe në gjuhën shqipe për tregun vendor.

Donna ka vendosur që këtë verë të mbaj për herë të parë koncert në vendlindjen e saj, në Pejë.

Përmes një postimi në rrejtin social Instagram, e njëjta ka paralajmëruar se do të jetë prezente në një nga diskotekat e qytetit, ku i ftuar do të jetë edhe fenomeni Luiz Ejlli.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Dafina Kastrati (@donnadafi)

 

“Po vij në shtëpi, Pejë më 24 korrik”, shrkoi këngëtarja emri i vërtetë i së cilës është Dafina Krasniqi, në Instagram.

Donna përndryshe gjatë qershorit publikoi këngën e re “Bajat”, e cila është pritur mirë nga publiku shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco