Kim Kardashian flet për lidhjen me Pete Davidson: E bëra vetëm t’u larguar nga drama e Kanye West

Kim Kardashian flet për lidhjen me Pete Davidson: E bëra vetëm t’u larguar nga drama e Kanye West

15:40, 21/07/2023
A+ Aa A-

Kim Kardashian ka pranuar se ka hyrë në një lidhje me Pete Davidson vetëm për të harruar ish bashkëshortin Kanye West, pas divorcit me të dhe dramat që e kanë shoqëruar. Ajo u ka rrëfyer motrave të saj të më të vogla, Kendall dhe Kylie, se është e vetëdijshme që kjo nuk është gjëja më e mirë, por zbulon se e ka bërë.

“Padyshim që u futa në një lidhje tjetër shumë shpejt. Më hoqi mendjen, por le të themi që kjo nuk është mënyra më e mirë për t’u ikur gjërave”, tha Kim.

Pas ndarjes së ish-çiftit në janar 2021, West u bë kryefjalë kur kritikoi publikisht Kardashian në internet se e mbante larg fëmijëve të tyre. Kardashian e mohoi akuzën dhe iu lut West që të ndalonte ngacmimet.

E ndërsa lidhja e Kim me Davidson zgjati vetëm nëntë muaj dhe çifti u nda në gusht 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco