Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë sërish çift? Pas terapisë, dyshja marrin vendimin e rëndësishëm

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë sërish çift? Pas terapisë, dyshja marrin vendimin e rëndësishëm

15:23, 21/07/2023
A+ Aa A-

Mes aludimeve për ndarje Megan Fox dhe Machine Gun Kelly kanë vendosur që lidhjen e tyre ta çojnë në një tjetër nivel, atë të martesës.

Sipas një burimi të afërt me dyshen, pas terapisë në çift ata po planifikojnë dasmën e tyre.

“Ata janë përsëri bashkë pas suksesit që kanë pasur në terapinë në çift,  ndërsa tani kanë filluar ti besojnësërish njëri-tjetrit dhe po fillojnë planet për tu martuar përsëri”, tha një burim i afërt me çiftin për Us Weekly .

Ndërsa shtoi: “Ata janë shumë të lumtur dhe po fillojnë përgatitjet për dasmën e tyre të re.”

37-vejçarja dhe Kelly u lidhën në vitin në 2020 ndërsa u fejuan 2 vite më pas.

Mirëpo vetëm disa muaj më pas në rrjet qarkulluan lajme se dyshja janë ndarë.

Thashethemet për raportin e tyre filluan të qarkullojnë pasi Fox fshiu të gjitha fotot me Kellyn nga llogaria e saj në Instagram dhe ndiqte vetëm tre meshkuj të famshëm  përfshirën edhe armikun e MGK, Eminem. Ajo postoi gjithashtu një shkrim të marrë nga kënga e Beyonce “Pray You Catch Me”, në të cilën artistja thuhet se flet për tradhtinë e pretenduar të partnerit të saj.

Për shkak të saj, fansat filluan me spekulime se Kelly e kishte tradhtuar Foxin, gjersa u përfol për marrëdhënien me kitaristen Sophie Lloyd.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco