Përparon inteligjenca artificiale, me anë të saj aktorët e vdekur mund të luajnë sërish në filma

Përparon inteligjenca artificiale, me anë të saj aktorët e vdekur mund të luajnë sërish në filma

14:13, 20/07/2023
A+ Aa A-

Disa nga aktorët e njohur, si James Dean mund të rikthehen në filma me anë të inteligjencës artificiale.

Image

Shumica e aktorëve ëndërrojnë të ndërtojnë një karrierë që do të jetojë gjithmonë, ku emrat e tyre të mos vdesin kurrë, megjithëse jo shumë ia arrijnë qëllimit.

Një ikonë e tillë është aktori amerikan i filmit James Dean, i cili vdiq në vitin 1955 në një aksident automobilistik pasi luajti vetëm në tre filma, të cilët u pëlqyen nga një publik i gjerë.

Image

Ndonëse kanë kaluar shtatë dekada që nga vdekja e tij, Dean një robot ka marrë rolin e yllit në një film të ri, të ardhshëm të quajtur ‘Back to Eden’.

Roboti është krijuar me anë të teknologjisë së inteligjencës artificiale, i cili mund të ecë, të flasë dhe ndërveprojë në film me aktorë të tjerë.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që aktorët e vdekur me anë të inteligjencës artificiale i rikthehen jetës në ekran, pasi Carrie Fisher, Harold Ramis dhe Paul Ëalker  janë vetëm disa personazhe të famshëm që ripërsëritën rolet ikonë të filmit pas vdekjes.

Këngëtarja braziliane Elis Regina gjithashtu është  ringjallur së fundmi me anë të inteligjencës për një reklamë makine , ku u shfaq në duet me vajzën e saj Maria Rita. Paraqitjet e tyre në ekran përfaqësojnë atë që Travis Cloyd, shefi ekzekutiv i agjencisë së mediave gjithëpërfshirëse  ‘WorldwideXR’.

Së fundmi Cloyd konfirmoi për BBC se Dean do të luajë në Back to Eden, një film fantastiko-shkencor.

Një ndër aktorët e tjerë që u ringjallën përmes intelingjencës artificiale ishte edhe Carrie Fisher e cila kishte rolin e Princesha Leia në filmin ‘Star Wars’.

Image

Tani ka edhe kompani që lejojnë përdoruesit që të marrin të dhënat dixhitale të të dashurve të tyre të vdekur për të krijuar ” deadbots “.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco