Pavarësisht se ç'mendojnë njerëzit, Kylie thotë se nuk i editon më fotot që publikon

Pavarësisht se ç'mendojnë njerëzit, Kylie thotë se nuk i editon më fotot që publikon

12:15, 20/07/2023
A+ Aa A-

Kylie Jenner thotë se nuk i editon më fotot që poston në Instagram, megjithëse është akuzuar shpesh se e bën. Gjithsesi, Kylie e pranoi se në të shkuarën e ka bërë.

25-vjeçarja u shpreh: “Ndihem sikur ne kemi një ndikim shumë të madh dhe ç’po bëjmë ne me këtë fuqi? Shoh shumë vajza të reja në internet që i editojnë shumë fotot e tyre. Edhe unë kam qenë në këtë fazë.

Tani, ndihem sikur jam në një vend më të mirë, por njerëzit ende mund të të zgjojnë pasiguri”.

Kylie theksoi se tanimë nuk i editon më fotot e saj. “Është normale që të ndihesh e pasigurt ndonjëherë”, tha themeluesja e “Kylie Cosmetics”, e cila shtoi se ka shumë vetëbesim, pavarësisht se ç’thuhet dhe mendohet për të.

Image

“Gjithnjë e kam dashur veten. Ende e dua. Një prej keqkuptimeve më të mëdha për mua është se kam qenë një fëmijë i pasigurt dhe se kam bërë shumë ndërhyrje për të ndryshuar fytyrën time. Kjo është e gabuar”, është shprehur edhe më parë Kylie.

Image

Ajo tha edhe se rrjetet sociale kanë qenë shumë interesante për të dhe se ka dëgjuar aq shumë gjëra negative për veten, sa tani është më e fortë dhe thjesht “e mpirë” nga këto zëra.

Pra, njerëz, fotot e Kylie-t nuk kanë më editime, thjesht një super trup, super veshje dhe super ndriçim.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco