Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

E dashuruar marrëzisht! Aktorja e njohur është fejuar ‘fshehurazi’

E dashuruar marrëzisht! Aktorja e njohur është fejuar ‘fshehurazi’

15:36, 19/07/2023
A+ Aa A-

Aktorja 54-vjeçare fituese e çmimit Oskar, Renee Zellweger, është fejuar me të dashurin e saj, prezantuesin britanik 42-vjeçar, Ant Anstead.

Një mik i tha mediave: “Renee dhe Ant po i mbajnë planet e tyre tepër private, duke mos planifikuar një njoftim të madh publik. Ajo i ka thënë rrethit të saj të ngushtë se është duke organizuar dasmën e tyre, gjithçka do të jetë shumë e ulët. Marrëdhënia e saj me Ant është shumë e fortë dhe ai është marrëzisht i dashuruar dhe ata mezi presin të vazhdojnë më tej”.

Ylli i “Bridget Jones” ka qenë martuar më parë me Kenny Chesney, por lidhja e tyre përfundoi në 2005. Para martesës së saj të shkurtër, ajo ishte e fejuar me Jim Carrey nga viti 1999 deri në vitin 2000. Përveç kësaj, fituesja e Golden Globe ka qenë në një lidhje me Bradley Cooper.

Sa i përket Ansted, ai ka qenë i martuar me Louise nga viti 2005 deri në 2017 dhe ata kanë një vajzë dhe një djalë.

Lajmi i fejesës u përhap në media pasi aktorja u fotografua me dy fëmijët e të dashurit të saj, Archie, 16 vjeç dhe vajzën Amelie, 19 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco