Betejat mes tyre nuk kanë të mbaruar /Angelina Jolie akuzon sërish Brad Pitt dhe kërkon dëmshpërblim shumën marramendëse

Betejat mes tyre nuk kanë të mbaruar /Angelina Jolie akuzon sërish Brad Pitt dhe kërkon dëmshpërblim shumën marramendëse

13:21, 18/07/2023
A+ Aa A-

Aktori i njohur Brad Bitt dhe ish-bashkëshortja e tij Angelina Jolie po vazhdojnë akoma ‘betejën’ ligore mbi kantinën e verës në Francë, Château Miraval, të cilën dyshja e kanë blerë së bashku.

Në një dosje të re gjyqësore të siguruar nga CNN, ish-kompania e investimeve të Jolie, ‘Nouvel’, akuzon Pitt dhe bashkëpunëtorët e tij se ai po përpiqet që mbajë kontrollin e “Château Miraval” duke vjedhur asetet e saj.

Ndërsa ‘Nouvel’ po kërkon një shumë rreth 350 milionë dollarë dëmshpërblim nga aktori.

“Pitt ka shpenzuar kot asetet e kompanisë. Ai ka shpenzuar miliona euro për projekte pa vlerë duke përfshirë një shumë prej më shumë se 1 milion dollarë për rinovimin e pishinave, rindërtimin e një shkalle katër herë dhe duke shpenzuar miliona euro për të restauruar një studio regjistrimi,” thuhet në dokumentin e paraqitur në gjykatë.

Kujtojmë që ish-çifti bleu pronat e vendit dhe kantinën e verës në jug të Francës në vitin 2008, ndërsa në vitin 2014 dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë me një ceremoni intime në po këtë kantinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco