Nga dilema për t’u larguar nga Shqipëria tek vështirësitë në karrierën muzikore, rrëfehet Aurela Gaçe: Ai që s’ka fuqinë e parasë…

Nga dilema për t’u larguar nga Shqipëria tek vështirësitë në karrierën muzikore, rrëfehet Aurela Gaçe: Ai që s’ka fuqinë e parasë…

14:38, 16/07/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe në një intervistë të ndjerë ka treguar eksperiencën e saj ndër vite dhe sesi ia ka dalë që të jetë ‘divë’ në skenë, ku theksoi se shpesh herë ka menduar të dorëhiqet nga pasoni i saj për muzikën.

Aurela tek ‘Më prit në fundjavë’ tha se në tregun muzikor ku shumë këngëtarë të rinj mbulohen me xixa dhe marketing, është e vështirë dhe e ka bërë atë shpesh herë të ndihet e dorëzuar, ku citoi “Ndonjëherë e mendoj ta lë, por kur dal në publik e kuptoj që kjo është mbushja ime. Them ‘o zot, asnjëherë nuk e lë’”.

Është e vështirë për të qenë gjithmonë në treg?

Aurela:Është shumë vështirë për të qenë brenda kohës, ke disa ndjesi të tuat që mund të të quajnë dhe old school, apo e prapambetur. Pasioni nuk zhduket, unë duhet ta vë inteligjencën në punë dhe shpirtin tima ta vë në shërbim të pasonit, duke mos humbur dhe ata që më kanë dashur por dhe duke bërë fansa të rinj. Brezit të ri nuk ja merr do zemrën me këngën ‘Nata’ ndaj duhet të gjesh lidhje të reja me publikun e ri.

Ku e gjen sot njeriu adrenalinën, për të vërtetuar që një 20-vjeçe talentin?

Qëkur kam qenë e vogël më mbante familja pak si me atëherë pasi këndoja, dhe kur mbaroja ata duartrokisnin. Besimi zhvillohet me kohën. Kur kam ardhur në Tiranë kam pasur një vetëbesim që unë kam diçka dhe dua të ma dëgjoni.

Çfarë ke humbur t’i në këto vite?

Aurela: Durimin e kam më të kalitur se më parë, është ndryshimi i kohës që herë pas here më vjen të dorëzohem, ndjej që është një garë e pandershme. Është e mbuluar me shumë xixa, marketing ai që nuk e ka fuqinë e parasë ndihet i dorëzuar. Ndonjëherë e mendoj ta lë, por kur dal në publik e kuptoj që kjo është mbushja ime. Them ‘o zot, asnjëherë nuk e lë’.

E kam të vështirë ta shoh veten larg skenës, më duket sikur do mohoj veten time. Në këtë vend u bëra, më dha dashuri, jam mirënjohëse ndaj atyre që më kanë duartrokitur.

 

     

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco