Dhunë dhe akuza/ Pas reagimit të Arbenitës, kundërpërgjigjet Fero: Mos u viktimizo, se e gjithë bota e di…

Dhunë dhe akuza/ Pas reagimit të Arbenitës, kundërpërgjigjet Fero: Mos u viktimizo, se e gjithë bota e di…

09:44, 16/07/2023
A+ Aa A-

Pasi modelja Arbenita Ismajli shkroi në rrjetet sociale se beson në drejtësi dhe siguroi ndjekësit se ajo dhe e bija janë mirë, ka ardhur një reagim edhe nga Fero.

Ai ka shkruar në një Instagram Story se drejtësia është thikë me dy presa dhe i thotë Arbenitës të mos viktimizohet përmes vajzës pasi për të është kujdesur nëna e tij.

“Drejtësia është thikë me dy presa, varet nga e drejton. E sa i përket Ninës, mos u viktimizo përmes saj, se e gjithë bota e di se për të mami im është kujdesur. Unë jam munduar të jem i kulturuar e të kam lejuar të merresh me karrierë, por ti lirinë dhe durimin tim i ke keqpërdorur deri në maksimum. E tani, pasi e ke sjellë punën në nivel gjyqësor, të presim si do vendosë drejtësia. Unë para Zotit dhe vetes jam i drejtë. E vërteta do të dalë në shesh. I drejti zhytet, por nuk mbytet. Për mua kjo është edhe një sprovë jetësore e do më kalisë më fort për jetën. Shihemi në gjyq!”, shkruan Fero.

Image

Pas këtij postimi, reperi ka publikuar dhe një foto të nënës me vajzën e tij, ku e falënderon që është kujdesur për të që nga lindja e saj.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco