U përpoq ta puthë, Biden 'tromaks' një vajzë të vogël, reagime të ashpra në rrjet

U përpoq ta puthë, Biden 'tromaks' një vajzë të vogël, reagime të ashpra në rrjet

20:31, 15/07/2023
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u bë sërish viral edhe një herë për arsyen e gabuar. Këtë herë ai nuk bëri asnjë nga gafat e tij por u përpoq të lunate me një vajzë të vogël në mënyrën e gabuar.

Siç raporton foxnews, ai u përpoq të luante me një vajzë të vogël teksa po largohej nga Helsinki të enjten, por gjithçka që arriti të bënte ishte ta frikësonte fëmijën.

Në fakt, më vonë kur Biden u përpoq t’i jepte një puthje vajzës megjithatë, vajza e vogël ishte aq e tmerruar sa ktheu kokën në drejtimin tjetër.

Ngjarja fatkeqe për presidentin amerikan ka ndodhur teksa Joe Biden po përshëndetej me stafin e Ambasadës Amerikane në Helsinki, si dhe me familjarët e tyre përpara se të hipte në Air Force One.

Videoja e incidentit u bë shpejt virale në rrjetet sociale me disa përdorues që fajësuan presidentin amerikan për sjelljen e tij të çuditshme.

Në të njëjtën kohë, rihap debatin për gjendjen mendore të Joe Biden, i cili në nëntor do të mbushë 81 vjeç.

Rikujtojmë se të mërkurën ai quajti presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, Vladimir,  ndërsa në fund të qershorit presidenti amerikan tha se Putini po humbet luftën në Irak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco