Dua, Emily dhe Kylie aprovojnë fustanet transparente ose thënë ndryshe, ‘trendin e momentit’

Dua, Emily dhe Kylie aprovojnë fustanet transparente ose thënë ndryshe, ‘trendin e momentit’

13:26, 14/07/2023
A+ Aa A-

Emily Ratajkowski, Dua Lipa dhe Kylie Jenner kanë aprovuar fustanin transparent, duke na sjellë disa super sugjerime fantastike. Emily veshi një fustan të bardhë në festën e miliarderit Michael Rubin më 4 korrik dhe dukej një yll.

Fustani kishte prerje asimetrike, një të çarë interesante te pjesa e gjoksit dhe Emily e kombinoi me varëse, unaza, një çantë dhe sandale në ngjyrë argjendi.

 Më pas, në pushimet me të birin, Sylvester, Em postoi sërish një foto me fustan transparent kaf, ku dukeshin edhe tangat në të njëjtën ngjyrë, thjesht ton më i errët.

Image

Ndërsa Kylie zgjodhi një fustan të zi, me mëngë të gjata, turtleneck. Ajo e kombinoi me një palë të brendshme ngjyrë nude, të cilat shihen përmes fustanit.

Image

Nga ana tjetër, Dua Lipa u paraqit në premierën e filmit “Barbie” me një fustan të argjendtë dhe transparent, duke i lënë të gjithë pa fjalë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco