Çfarë po ndodh në të vërtetë mes Kim Kardashian dhe Tom Brady-t? Flasin burimet pranë dyshes

Çfarë po ndodh në të vërtetë mes Kim Kardashian dhe Tom Brady-t? Flasin burimet pranë dyshes

12:52, 14/07/2023
A+ Aa A-

Prej disa ditësh tashmë, në rrjet po qarkullojnë zërat për një romancë të mundshme mes Kim Kardashian dhe Tom Brady.

Së fundmi gazeta DeuxMoi ka publikuar një foto të postuar një foto ku Kardashian dhe Brady shfaqen krahë njëri-tjetrit në festën e Michael Rubin që u organizua në fillim të këtij muaji.

Entertainment Tonight mori më shumë detaje rreth qëndrimit të tyre në festë: “Kim dhe Tom kaluan kohë duke u shoqëruar dhe duke folur në festën e bardhë të Michael Rubin dhe kaluan një kohë të mirë së bashku”, tha burimi duke mos dhënë më shumë detaje.

Image

Mirëpo një burim pranë dyshes i ka hedhur poshtë të gjitha këto spekulime, ku u shprehën:

 “Nuk e di pse ka të gjitha këto thashetheme për Brady dhe Kim Kardashian – ata mezi qëndruan bashkë. Ai në fakt e kaloi mbrëmjen me Emily Ratajkoësk. Ata ishin bashkë shumicën e natës dhe dukeshin shumë komod. Ata nuk u larguan së bashku, por nëse dikush po afrohej, ishin ata.”

Burimet thonë gjithashtu se dy yjet nuk janë të përfshirë në mënyrë romantike. “Ata janë miq dhe kanë shumë respekt për njëri-tjetrin. Kim është shumë e përqendruar te fëmijët dhe bizneset e saj, dhe jo në një lidhje tani.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco