Futbollisti anglez rrëfen se është abuzuar seksualisht nga shoqja e nënës së tij

Futbollisti anglez rrëfen se është abuzuar seksualisht nga shoqja e nënës së tij

17:43, 13/07/2023
A+ Aa A-

Ylli anglez i futbollit Dele Alli, i cili ka kaluar disa sezone të vështira sa te Everton dhe te Beshiktash, pasi mbylli kapitullin e tij me Tottenham, është rrëfyer në një intervistë zemërthyese për legjendën Gary Neville në “The Overlap”.

Me rrëfimin që nis në rininë e hershme, Alli zbulon se ka qenë tepër e vështirë për të që të rritej me nënën e alkoolizuar. Ai madje zbuloi se është abuzuar seksualisht në moshën 6 vjeçare nga një mikeshë e nënës biologjike.

“Kur isha 6 vjeç u ngacmova seksualisht nga shoqja e nënës sime, e cila ishte vinte shpesh në shtëpi. Nëna ime ishte e alkoolizuar. Më dërguan në Afrikë për të mësuar disiplinën dhe më pas më kthyen. Kur isha 7 vjeç nisa të pi duhan dhe 8 vjeç fillova të merrja drogë”, zbuloi ai.

Por Alli tregoi se jeta e tij ktheu kurs në mënyrë të bujshme kur ai u adoptua nga Alan dhe Sally Hickford, duke zbuluar se është jashtëzakonisht i afërt me familjen e tij adoptuese dhe aktualisht menaxhohet nga vëllai i tij, Harry.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco