Libri i Britney Spears: Ç’dihet deri tani?

Libri i Britney Spears: Ç’dihet deri tani?

14:24, 13/07/2023
A+ Aa A-

Britney Spears më në fund po tregon anën e saj të historisë. Spears do të publikojë librin e saj “The Woman In Me”, këtë tetor dhe do të tregojë aspektin, këndvështrimin dhe ndjesitë e jetës së saj, sidomos gjatë konfliktit që ka pasur me babain e saj, i cili për vite me radhë kontrolloi financat dhe jetën e saj.

Në nëntor të 2021-shit, makthi i kontrollit 13-vjeçar të Britney Spears mori fund. Që prej vitit 2008, ajo ishte nën kontrollin e plotë të të atit, Jamie Spears. Gjatë kësaj periudhe, ai kontrollonte financat, analizat mjekësore dhe gjithçka që kishte të bënte me jetën e saj. Madje, sipas Britney-t, kontrolli ishte aq i rreptë, sa babai vendoste edhe për ngjyrën që do të kishtë dollapi në kuzhinën e saj.

Image
 
Dy vite pas verdiktit të gjykatës, Britney nuk ka folur me detaje të shumta për përvojën e saj. Ajo ka bërë ndonjë postim tek-tuk në Instagram, por së shpejti do të sjellë “The Woman In Me”, ku do të rrëfejë famën, lirinë, kontrollin, mbijetesën, amësinë, shpresën dhe kujtimet.

Kur do të publikohet libri?
 
Data e publikimit do të jetë më 24 tetor 2023. Sipas Britney-t, ajo ka punuar dhe ka bërë shumë terapi për këtë libër.
 
Cili është subjekti i librit?
 
Nuk ka shumë spoilers për momentin, por në faqen zyrtare, libri përshkohet nga një “sinqeritet dhe humor i jashtëzakonshëm”.
 
Ka një shkrimtare “fantazmë”
 
Është shumë e zakonshme që V.I.P-at të shkruajnë librat dhe kujtimet e tyre me shkrimtarë “fantazmë” dhe sigurisht, Britney nuk bën përjashtim. Sipas Page Six, Spears ka punuar me Sam Lansky për të përfunduar kujtimet e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco