FOTO/ Sam Smith ‘kryqëzohet’ nga fansat për paraqitjen e tij në premierën e filmit 'Barbie'

FOTO/ Sam Smith ‘kryqëzohet’ nga fansat për paraqitjen e tij në premierën e filmit 'Barbie'

13:21, 13/07/2023
A+ Aa A-

Fansat e Sam Smithin janë ndjerë të zhgënjyer nga paraqitja e këngëtarit  për premierën e filmit “Barbie” në Londër.

Këngëtari i hitit “Unholy” , i cili është jobinar, u shfaq në tapetin rozë i veshur me një bluze ngjyrë blu dhe xhinse të përmasave të mëdha nga koleksioni i Vetements pranverë-verë 2024.

Image

Image

Smith, i cili do të shfaqet në kolonën zanore të filmit, dukej komod nga koka te këmbët, por fansat nuk mund të mos vinin re se ylli kishte një ndryshim i madh nga sfilatat e tij tipike në tapetin e kuq.

“Ai pati mundësinë të tregonte më të mirën e tij dhe në vend të kësaj zgjodhi këtë”, shkroi një kritik në Twitter.

 “Smith zgjodhi në premierën e #Barbie për të veshur rroba normale!??!?!” shtoi një tjetër.

“Kjo është ndoshta veshja më e keqe që kam parë ndonjëherë,”-shkroi një ndjekës.

Smith do të shfaqet në kolonën zanore të “Barbie”, e cila do të publikohet më 21 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco