Tom Holland rrëfen për herë të parë si e kuptoi që kishte krijuar varësi nga alkooli: Pyesja veten përse…

Tom Holland rrëfen për herë të parë si e kuptoi që kishte krijuar varësi nga alkooli: Pyesja veten përse…

11:03, 13/07/2023
A+ Aa A-

Aktori i njohur, Tom Holland, ka rrëfyer së fundmi më shumë detaje rreth betejës së tij me varësinë ndaj alkoolit. Gjatë intervistës në podkastin ” On Purpose With Jay Shetty “, Holland ‘hapi’ zemrën dhe foli për vendimin që mori për të lënë pijen.

Image

Ai kujtoi se si një natë Krishtlindjesh e bëri atë të vinte në dyshim marrëdhënien e tij me alkoolin dhe e shtyu atë të ndërmerrte hapin e rëndësishëm.

“Më frikësoi vërtet,” pranoi Holland, duke reflektuar mbi përvojën e tij pasi kishte hequr dorë nga alkooli për gati një muaj. Aktori rrëfeu: “Gjithçka që mund të mendoja ishte të pija një gotë. Thjesht thashë: Uau, ndoshta jam pak i varur nga alkoli”.

I ‘motivuar’ nga ky zbulim, Holland vendosi të sfidojë veten më tej. Ai donte të testonte veten se nuk kishte probleme me alkoolin duke mos pirë për dy muaj. Megjithatë, ai e pa të vështirë këtë situatë duke u ndjerë sikur nuk mund të shoqërohej ose të dilte pa pirë alkool. Dyshimet filluan të zvarriteshin teksa ai pyeste veten nëse ‘lufta’e tij ishte tregues i një situate më serioze se kaq.

Përfundimisht, ylli i Spider-Man qëndroi pa pirë gjashtë muaj. Në ditëlindjen e tij, ai ndjeu një ndryshim të madh. Holland e përshkroi këtë moment historik si periudhën më të lumtur të jetës së tij, duke theksuar ndryshimet pozitive që ai përjetoi gjatë rrugëtimit të tij.

“Unë mund të flija më mirë. Mund t’i trajtoja problemet më mirë… Kisha një qartësi mendore. Ndihesha më i shëndetshëm, u ndjeva më në formë,” tha Holland.

Kurioz për lidhjen e tij me alkoolin, ai pyeti: “Pse jam skllav i kësaj pije? Pse jam kaq i fiksuar nga ideja për të pirë këtë pije?”

Tani një vit e gjysmë esëll, Tom u shpreh: “Jam i lumtur ta them, padyshim që isha i varur nga alkooli. Nuk i shmangem aspak kësaj.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco