Megan Fox vjen me një ndryshim në trupin e saj

Megan Fox vjen me një ndryshim në trupin e saj

08:46, 13/07/2023
A+ Aa A-

Megan Fox është nga ato gratë që guxon me trupin e saj, sidomos për të gdhendur në lëkurë tatuazhe.

Para disa vitesh ajo i tregoi gjithë botës tatuazhin kushtuar ish-bashkëshortit, Brian Austin Green, duke treguar se sa i rëndësishëm është ai për bukuroshen.

Mirëpo, së fundmi duket se Fox ka vendosur ta modifikojë tatuazhin. Në vend të fjalës ‘Brian’, 37-vjeçarja ka një gjarpër të zi që e mbështjell bishtin rreth luleve.

Rikujtojmë, se Megan dhe Brain u ndanë pas 9 vitesh martesë, në nëntor të vitit 2019 dhe divorci i tyre nga ana ligjore u finalizua më 8 shkurt të vitit 2022.

Ndërsa, aktualisht ajo po shijon romancën me partnerin e saj të ri, muzikantin e njohur, Machine Gun Kelly.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco