Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

Lewis Hamilton dhe Shakira shtojnë dyshimet për romancë, dyshja kapen sërish ‘mat’ në klubet e Londrës

Lewis Hamilton dhe Shakira shtojnë dyshimet për romancë, dyshja kapen sërish ‘mat’ në klubet e Londrës

15:47, 12/07/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira dhe Levis Hemilton duket se nuk mund të qëndrojnë larg njëri-tjetrit, pavarësisht se ata po përpiqen të distancohen për shkak të lajmeve që po qarkullojnë në rrjet.

Disa ditë më parë artistja udhëtoi për në Mbretërinë e Bashkuar vetëm për të parë garuesin e F1, Lewis teksa po garonte për ‘Çmimin e Madh të Britanisë’.

Mirëpo sipas një burimi për The Sun, pas garës dyshja e kanë kaluar natën së bashku në një feste në klubin e natës, Tape në Londër.

“Pasi Lewis fitoi çmimin e tretë në Silverstone, Shakira iu bashkua atij për të festuar në klubin e natën Tape. Ata ishin ulur në një tavolinë VIP së bashku me disa miq të dyshes, ndërsa Shakira po bisedonte me ta gjatë gjithë kohës. Ajo dukej se po kalonte shumë mirë dhe po kërcente pranë tavolinës ku ishte ulur me Lewis-in.”- tha burimi.

Ndërsa shtoi: “Ata dukeshin shumë të dashuruar, do të ishin një çift i shkëlqyer nëse nëse do të ishin të lidhur.”

Kujtojmë që disa javë më parë Shakira është parë në një varkë luksoze me shtatë herë kampionin e botës  në Grand Prix në Spanjë dhe Miami.

Dyshja gjithashtu janë parë së fundmi duke shijuar një darkë romantike me njëri-tjetrin në Barcelonë, pak kohë pasi Lewis kishte përfunduar garën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco