VIDEO/ 'Jeta në televizon, pasioni për librat...' Raimonda Belli Gjencaj në A Show rrëfen historinë e saj

22:36, 11/07/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta ishte gazetarja dhe autorja e emisioneve për fëmijë në vitet 1973-1989 në RTSH, Raimonda Belli Gjencaj.

Gjencaj ka treguar në emision historinë dhe rrugëtimin e saj në televizion dhe vështirësitë që ka hasur për të fituar këtë pozicion që e ka mbajture prej vitesh.

"Unë kam pasur fatin të jem mbesa e një figure të shquar të RTSH, Stoli Beli. Ne jetonim bashkë në shtëpi dhe ishim një familje e madhe dhe kjo gjon ë një farë mënyre më jepte mundësinë të isha pranë kulturës. Gjyshja ime është nga një fis i famshëm siç janë Mborianët dhe gjyshi im ishte Beu i zonës.

Stolia vinte në shtëpi dh tregonte histori se çfarë bëri në punë, ajo futej në dhomë dhe shkruante histori sepse i duheshin historitë në emision të nesërmen. Unë rrija dhe prisja pas derës kur halla dilte dhe unë provoja historitë që ajo shkruante dhe unë isha prova më e mirë e saj.

Atëherë teknologjia po futej me vonesë dhe duhet të rrijë orë të tëra për një regjistrim. Kur isha në urban njerëzit më njihnin nëpërmjet zërit dhe më bënin pyetje a jam Rajmonda e televizionit dhe kjo ishte gjëja më e bukur që unë përjetoja."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco