Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

 Baba për herë të tetë, Boris Johnson ndan foto të djalit të porsalindur

Baba për herë të tetë, Boris Johnson ndan foto të djalit të porsalindur

17:10, 11/07/2023
A+ Aa A-

Boris dhe Carrie Johnson kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë, një djalë të cilit ia kanë vënë emrin Frank Alfred Odysseus Johnson, ose shkurt Frankie për familjarët e tij.

Lajmin e bëri të ditur bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik në një postim në llogarinë e saj në Instagram ku ajo ndau foto të të porsalindurit.

Frankie është fëmija i tretë për zonjën Johnson dhe i teti për ish-kryeministrin.

“Një javë me Frankie-n. Mirë se erdhe Frank Alfred Odysseus Johnson, i lindur më 5 korrik, në orën 09.15,” shkroi ajo ndër të tjera ajo në postimin e saj.

Ish-kryeministri britanik ka katër fëmijë nga martesa e tij em avokaten Marina Wheeler dhe një fëmijë me konsulenten e artit Helen Macintyre.

Zonja dhe Zoti Johnson pritën Frank Alfred Odysseus Johnson tre vite pasi Carrie solli në jetë fëmijën e saj të parë Wilfred

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco