'Ndonjëherë flasim bashkë, më ka dërguar disa…' Jori Delli flet për herë të parë për marrëdhënien me Noizyn

'Ndonjëherë flasim bashkë, më ka dërguar disa…' Jori Delli flet për herë të parë për marrëdhënien me Noizyn

09:49, 11/07/2023
A+ Aa A-

Modelja e njohur Jori Delli cilësohet si një ndër vajzat më tërheqëse shqiptare.

Prej vitesh ajo jeton dhe punon në Itali, por pas pjesmarrjes në “Big Brother Vip” modelja ka vendosur që të jetojë në atdheun e saj, ku po zhvillon edhe projektet e saj duke qenë gjithashtu edhe një dër konkurentet e reality show“Kepi i Vip-ave”.

Së fundmi Jori ka bërë një takim me Gerti Koxhën, i cili gjithashtu është një ndër konkurentët e këtij spektakli.

Gjatë drekës me ish-banorin, modelja është pyetur nga ky i fundit për marrëdhënien me reperin e njohur Noizy.

Jori sqaroi duke thënë se nuk ka ndodhur asgjë mes tyre dhe se ata janë thjeshtë miq me njëri-tjetrin, teksa shtoi se ndonjëherë ata flasin me njëri-tjetrin në mënyrë shoqërore.

”Unë jam beqare, e paprekur për momentin dhe dua ta theksoj që me Noizyn nuk ka ndodhur asnjë gjë, kemi bërë videoklipin, jemi në një marrëdhënie shumë të mira shoqërore. Ndonjëherë flasim bashkë, për shembull më ka dërguar disa pjesë të videos kur kanë bërë montazhin dhe kaq”-tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco