Ledri dhe Romeo u akuzuan për 'racizëm', por si qëndron e vërteta?

Ledri dhe Romeo u akuzuan për 'racizëm', por si qëndron e vërteta?

13:21, 10/07/2023
A+ Aa A-

Disa javë më parë, Ledri dhe Romeo publikuan këngën e tyre “E keni dit” dhe njerëzit vunë re se ata s’kishin përmendur emrin e artistit 14-vjeçar, Klement Selita.

Menjëherë komentuesit e cilësuan veprimin si “racist” dhe akuzuan djemtë për faktin se nuk kishin përmendur emrin e djalit të komunitetit rom në titull, por në mbishkrimin e YouTube.

Por, si qëndron e vërteta? Vetë Klementi e ka sqaruar. I ftuar në “Më prit në fundjavë”, ai tha se kështu kishte dakordësuar me artistët, për të cilët u shpreh se i do shumë.

Image
 
Për emrin, unë faktikisht, e doja vetë te përshkrimet, se kështu jam ramë dakord. Romeo dhe Ledri do ta kishin bërë, por kështu ramë dakord”, tha Klementi, duke shtuar se do të vijë me këngë dhe bashkëpunime të tjera për verën.

Klementi tha edhe se këngëtarët që kanë vite karrierë e kanë mbështetur shumë dhe i kanë dhënë përkrahjen që i duhej.

Ledri dhe Romeo janë përballur me shumë kritika për vendosjen e emrit të Klementit vetëm në pjesën e poshtme të videos dhe njerëzit i akuzuan se po përfitonin nga talentet e reja. 

“Përherë keni përfitur nga talentet e vërteta. Ta dini veç për Klementin dëgjohet kënga,” shkroi dikush. “E çuditshme që s’ia keni vendosur emrin, kur në fakt më shumë se gjysmën e këngës e këndon ai,” thotë një tjetër. “Për çfarë arsye nuk shkruhet emri i djaloshit? Turp” lexohet në një koment të radhës. “As në 5 sekonda në klip nuk e nxorët. Turp për këtë mungesë respekti.”

Megjithatë, duket se Klementi vetë ka dashur të mos e ketë emrin në titull. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco