E ofendoi rëndë në emisionin e dashurisë, Xhensila Pere rikthen sërish sherrin me Robert Aliaj

E ofendoi rëndë në emisionin e dashurisë, Xhensila Pere rikthen sërish sherrin me Robert Aliaj

13:14, 10/07/2023
A+ Aa A-

Ish-banorja e “Big Brother”, Xhensila Pere disa vite më parë është ofenduar nga Robert Aliaj, ku ky i fundit gjatë debatit në emisionin e dashurisë “Love Story Talk” e ka quajtur atë plakë beqare dhe pa zanat.

Xhensila së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “E diell”, ku ndër të tjera ka treguar se tani nuk ka asnjë lloj komunikimi me Robertin.

Ajo tha se në inat e sipër ka pasur dëshirë që të hapë një çështje gjyqësore për të, por prindërit e saj e kanë këshilluar që mos ta bëjë këtë gjë.

“Nuk ka anjë lloj komunikimi. Ujërat janë ashti siç u lanë as nuk jan trazuar dhe as qetësuar. Dëshira e parë në inat e sipër ishte që për të hapur një çështje gjysësore por nuk e hapa pasi u konsultova edhe me prindërit. Ata thanë që ta mbajë peshën vetë Roberi përderisa ai arriti të cenojë figurën e një vajze, një,baba i një vajze atëherë le ta mbajë ai atë peshë.”- tha ish-banorja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco