Kritikat për mungesën e emrit të tij në klipin me Romeon dhe Ledrin, flet Klementi

Kritikat për mungesën e emrit të tij në klipin me Romeon dhe Ledrin, flet Klementi

22:16, 09/07/2023
A+ Aa A-

“Ma thoni ju”- është refreni i verës 2023. Pikërisht kjo frazë është kënduar nga Klementi, i cili u ftua në klip me Romeo Veshajn dhe Ledri Vulën.

Por, pati disa kritika pasi emri i të riut nuk figuronte në YouTube krah emrave të këngëtarëve. Ai po ashtu nuk shfaqej as në klip.

Lidhur me këtë ka folur Klementi në “Më prit në fundjavë” ku ka sqaruar se ishte dëshira e tij që emri t’i shfaqej te përshkrimi. Duke i cilësuar si fantastikë, ai tha se kanë projekte të tjera për verën.

“Më kanë ftuar djemtë, janë fantastikë. Romeo, Giti, Ledri i dua shumë. Për emrin e doja vet tek përshkrimi, kështu ramë dakord. Romeo dhe Ledri do e kishin bërë, por kështu ramë dakord. Edhe për videoklipin folëm para se të bëhej kënga. Ne do kemi projekte të tjera, kemi materiale të tjera për verën.”-tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco