Epo këtë s’e kishim dëgjuar! Vajzat po kërkojnë ndërhyrje tek thithkat për t’u dukur si ky personazh!

Epo këtë s’e kishim dëgjuar! Vajzat po kërkojnë ndërhyrje tek thithkat për t’u dukur si ky personazh!

20:12, 07/07/2023
A+ Aa A-

Prej kohësh tashmë, kirurgët tregojnë se kërkesa për ndërhyrje të vogla estetike në thithka është gjithnjë e në rritje. Një kirurg plastik në New York thotë se ka vite që e ofron këtë procedurë dhe se i quan “thithka dizajner.”

“E dashuroj Kendall Jenner dhe e dashuroj faktin që nuk vesh kurrë reçipeta. Thithkat nuk ia dallon, por vihet re që janë të ngritura. Më duken shumë seksi dhe femërore,” thotë një paciente 28-vjeçare në klinikën e kirurgut plastik Norman Rowe, duke shpjeguar më tej se thithkat e saj nuk forcohen kurrë.

“Mendoj se do ngjante bukur sikur thithkat e mia të ishin të ngritura gjatë gjithë kohës,” i thotë ajo kirurgut. Rowe përdor një mbushës me bazë acidi hialuronik për t’i shtuar volum thithkave të pacientes në mënyrë që të jenë të dukshme nën çdo material. Çmimi nis nga $700 dhe rezultati zgjat rreth dy vite.

“Prej vitesh rregulloj thithkat e pacientëve dhe pacienteve të mia. Së fundi, njerëzit filluan të kërkojnë thithka si personazhet e tyre të preferuar,” thotë Rowe për Allure. Pacientët gjithashtu kërkojnë “areola më të vogla, thithka më të vogla, areola më të mëdha, thithka më të mëdha, ndryshim ngjyre a forme apo çfarëdo kombinimi të kërkesave të mësipërme.” Secila prej këtyre procedurave zgjat më shumë se 30 minuta dhe mund të performohen në çdo lloj thithke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco