U godit nga truproja, reagon bashkëshorti i Britney Spears: Nuk mund ta imagjinoj dot…

U godit nga truproja, reagon bashkëshorti i Britney Spears: Nuk mund ta imagjinoj dot…

18:40, 07/07/2023
A+ Aa A-

Britney Spears u përball me një incident të papritur në një kazino në Las Vegas, teksa është goditur në fytyrë nga roja e sigurisë që mbronte basketbollistin e njohur francezn Victor Webanyama.

TMZ raportoi se personi i sigurisë personale të basketbollistit të San Antonio Spurs reagoi ashpër kur Britney shkoi t’i kërkonte 19-vjeçarit francez që të bënin një foto së bashku.

E pas këtij incidenti ka ardhur dhe reagimi i yllit të popit e cila u shpreh se ajo çka kaloi ishte një  “përvojë traumatike”. Ndërsa Victor u shpreh ne reagimin e tij se “nuk pa se çfarë ndodhi”, por se dikush u shty.

Sakaq, një reagim ka ardhur dhe nga bashkëshorti i Britneyt, Sam Asghari, i cili i drejtohet truprojës së basketbollistit në deklaratën e tij. Në deklaratë aktori shpreson që rojai sigurisë të marrë një mësim dhe të ndryshojë mospërfilljen e tij për gratë.

“Unë jam kundër dhunës në çdo formë, veçanërisht pa justifikim në mbrojtjen e vetes apo të dikujt tjetër që nuk është në gjendje të mbrohet. Vetëmbrojtja mund të jetë e pashmangshme, por mbrojtja e çdo gruaje, veçanërisht gruas sime, nuk është e diskutueshme. Shpresoj që burri në fjalë të marrë një mësim dhe të ndryshojë mospërfilljen e tij për gratë. Nuk mund ta imagjinoj një skenar ku një fanse grua e paarmatosur që tregon ndonjë lloj emocioni apo vlerësimi për një personazh të famshëm do ta bënte atë të sulmohej fizikisht, aq më pak të goditej në fytyrë”- shprehet ai.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco