Pas akuzave për tradhti, Offset dhe Cardi B shfaqen sërish bashkë

Pas akuzave për tradhti, Offset dhe Cardi B shfaqen sërish bashkë

13:14, 07/07/2023
A+ Aa A-

Pa drama dhe “të bekuar”, Offset dhe Cardi B duket se kanë lënë pas akuzat për tradhti dhe janë shfaqur të kapur për dore në Javën e Modës në Paris.

Ata ishin prezentë në sfilatën e Balenciaga për koleksionin vjeshtë-dimër 2023-2024, të veshur me të zeza.

Çifti dukej mëse i buzëqeshur dhe i lumtur, ndërsa fotografoheshin nga fansat dhe fotografët. Ata bisedonin, qeshnin me njëri-tjetrin, si dhe pozonin.

Offset dhe Cardi B u përfshinë gjatë javës së kaluar në një dramë online. Në një postim tashmë të fshirë në Instagram, Offset akuzoi gruan dhe nënën e dy fëmijëve të tij për tradhti me një person të grupit të tij.

Cardi B iu përgjigj pretendimeve në Twitter Spaces – një hapësirë në Twitter për biseda audio live – Cardi B tha duke kënduar: “Së pari, më lejoni të them: Ti nuk mund të më akuzosh për të gjitha gjërat për të cilat e di që je fajtor. Këndoni me mua, të gjithë! E shoh që e ke më të lehtë të më fajësosh mua për gjithçka. Po, i dashur!”

"Dëgjoni," vazhdoi ajo, duke u folur drejtpërdrejt dëgjuesve të saj. "Mos i kushtoni vëmendje atij fshatari.”

“Hë pra tani. Unë jam Cardi B. Unë mendoj se ndonjëherë këta harrojnë që unë jam Cardi B, "tha ajo. “Nëse do t'ia jepja [referuar organit gjenital] dikujt, do ta merrnin vesh të gjithë. Unë nuk jam kushdo.”

Reperja tha se ajo nuk është në gjendje të lidhet me një djalë "të rregullt dhe të zakonshëm", sepse ai "do t'i tregonte botës".

Duke folur për Offset, Cardi kërkoi që ai "të ndalojë së vepruari si budalla". Për momentin, situata mes tyre është e paqartë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco