Në prag të koncertit në Tiranë ndodh divorci/ Ricky Martin ndahet nga bashkëjetuesi

Në prag të koncertit në Tiranë ndodh divorci/ Ricky Martin ndahet nga bashkëjetuesi

11:46, 07/07/2023
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur Ricky Martin dhe piktori suedez Jwan Yosef, kanë njoftuar divorcin e tyre në një deklaratë për mediat e huaja. Ish-çifti i ka dhënë kështu fund gjashtë viteve martesë, e cila u zhvillua në vitin 2017 në një ceremoni private, ku të pranishëm ishin vetëm prindërit e tyre dhe një gjyqtar.

Image

Ricky Martin ka katër fëmijë, të gjithë të lindur nga një nënë surrogate. Emrat e tyre janë Valentino, Matteo, Lucia dhe Renn. Në deklaratën e miratuar nga të dy, ata shrprehën dëshirën për t’i dhënë fund martesës së tyre me respekt dhe gjithmonë duke menduar të sigurojnë që fëmijët e tyre të rriten në një mjedis të shëndetshëm.

Ish-çifti i cili la të nënkuptohet në deklaratë se ndarja ka ardhur në mënyrë paqësore shpjegojnë se pavarësisht divorcit, ende i bashkon një “miqësi e vërtetë” që shpresojnë ta ruajnë në të ardhmen. Përsëri, ata përmendin mirëqenien e fëmijëve të tyre si një nga synimet e kësaj përzemërsie.

 “Pas reflektimit të kujdesshëm, ne kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për veten dhe fëmijët tanë, duke ruajtur dhe nderuar atë që kemi jetuar si çift në këto vite të mrekullueshme.

Dëshira jonë më e madhe tani është të vazhdojmë të mbajmë një marrëdhënie të shëndetshme familjare dhe një marrëdhënie të përqendruar në miqësinë tonë të vërtetë, duke marrë pjesë në rritjen e fëmijëve tanë.

Si gjithmonë, ne jemi mirënjohës për gjithë dashurinë dhe mbështetjen që kemi marrë gjatë martesës sonë. Jemi në paqe dhe qetësi të plotë ndërsa fillojmë këtë kapitull të ri në jetën tonë”- thuhej në deklaratë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco