VIDEO/ Fansja i hedh në skenë hirin e nënës së vdekur, shokohet këngëtarja e njohur

VIDEO/ Fansja i hedh në skenë hirin e nënës së vdekur, shokohet këngëtarja e njohur

17:42, 28/06/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Pink, është përballur me një situatë aspak të këndshme, teksa ishte duke kënduar në një koncert në kryeqytetin e Anglisë, Londër.

Situata e sikletshme ndodhi kur, teksa Pink po performonte, një fanse i ka hedhur në skenë një qese me hirin e nënës së saj të vdekur, veprim ky që tronditi jo pak këngëtaren.

Në këtë moment, Pink ndaloi së kënduari, mori qesen dhe e mbajti përpara turmës, duke iu drejtuar fanses që bëri veprimin:

“A është kjo nëna jote? Nuk e di se si ndihem për këtë”.

Pas kësaj, këngëtarja e vendosi hirin e supozuar në skenë dhe nisi të këndonte sikur të mos kishte ndodhur asgjë njërën prej këngëve të saj më të njohura “Just Like a Pill”.

Sipas mediave amerikane, 43-vjeçarja po vijon turneun e saj nëpër botë, duke përfshirë shumë ndalesa në SHBA, përpara se ta mbyllë atë në muajin mars të 2024 në Australi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco