Ledri dhe Sara rrëfejnë dashurinë në një këngë

Ledri dhe Sara rrëfejnë dashurinë në një këngë

11:12, 28/06/2023
A+ Aa A-

Ledri dhe Sara do ta përmbyllin siç duhet këtë muaj, duke sjellë “Gjendja”, një këngë që do të përshkruajë historinë e tyre të dashurisë.

Image

Ledri ka bërë një postim në Instagram, ku lajmëron edhe publikimin e këngës. Në foto, Ledri është veshur me një kostum portokalli dhe Sara me një kostum oversized të kuq, duke kërcyer në rrugë.
 Image
Shumica e komenteve e kanë mirëpritur me entuziazëm këngën dhe të gjithë janë kuriozë se ç’do të dëgjojnë dhe shohin në këngën e radhës.
 
Ledri dhe Sara kanë dalë publikisht që në vitin 2019, në një video që qarkulloi online asokohe.

Ata ia kanë dalë të ruajnë kiminë mes njëri-tjetrit dhe reperi ka treguar se Sara është një ndihmë shumë e madhe në frymëzimet e tij, nga ana tjetër, Sara është shprehur mirënjohëse për famën dhe dashurinë që Ledri i ka dhënë. Ata janë prindër të vogëlushes Poem Blu.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco