Sekreti i Kris Jenner për të rritur 6 fëmijë? Vodka!

Sekreti i Kris Jenner për të rritur 6 fëmijë? Vodka!

10:56, 28/06/2023
A+ Aa A-

Kim Kardashian zbuloi sekretin e Kris Jenner për të rritur 6 fëmijët e saj: Një gotë me vodka çdo ditë. Kim tha se ishte vërtet sfiduese për të ëmën që të rriste 6 fëmijë, me 6 personalitete të ndryshme.

“Kam shumë respekt për prindërit dhe tani s’i besoj dot sfidat që ka kaluar”, tha Kim, duke krahasuar përvojën e saj si nënë dhe të së ëmës.

Image

Ajo tregoi se shpeshherë, Kris e përballoi kaosin e rritjes së fëmijëve, Kourtney, Khloe, Rob, Kendall, Kylie dhe Kim, ndërkohë që rriteshin, duke pirë 1 gotë me vodka në orën 5 të pasdites, çdo ditë dhe në fakt, duke marrë parasysh që gjithë vajzat e saj po bëjnë namin nëpër botë, mund të themi se i ka menaxhuar mirë.

Image

Kim është nëna e 4 fëmijëve, North, Saint, Chicago dhe Psalm, për të cilët bashkëprindëron me ish-bashkëshortin e saj, Kanye West. Ylli i “The Kardashians” pohoi se ka ndihmën e duhur për rritjen e fëmijëve.

“Ndihem shumë me fat dhe e bekuar që marr ndihmë, por nuk ka rëndësi se sa ndihmë marr, sërish fëmijët duan mamanë e tyre”, shtoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco