Meghan etiketohet si ‘e patalentuar’, pas prishjes së marrëveshjes me Spotify

Meghan etiketohet si ‘e patalentuar’, pas prishjes së marrëveshjes me Spotify

12:18, 27/06/2023
A+ Aa A-

Disa kritika i janë drejtuar Dukeshës së Sussex-it pas prishjes së marrëveshjes së saj për podkastet në Spotify. Së fundmi, një agjent i njohur i Hollywood-it e quajti Meghan-in "të patalentuar".

Jeremy Zimmer, drejtori ekzekutiv i United Talent Agency (UTA) thuhet se foli për Meghan-in gjatë një diskutimi mbi podkastet dhe rolin e njerëzve të famshëm, në një festival reklamash në Kanë, Francë, sipas një raporti nga website-i Semafor.

"Rezulton se Meghan Markle nuk ishte një talent i madh në prodhimet audio, ose domosdoshmërisht ndonjë lloj talenti," citohet të ketë thënë Zimmer.

"Dhe vetëm sepse jeni të famshëm nuk do të thotë se jeni të mirë në diçka.”

Javën e kaluar, themeluesi i rrjetit të podkasteve Ringer, Bill Simmons – i cili shiti kompaninë e tij tek Spotify për 196 milionë dollarë në vitin 2020 dhe fitoi një rol drejtues në kompani – kritikoi Harry-n dhe Meghan-in në podkasin e tij, pas përfundimit të marrëveshjes.

Ai i etiketoi ata si "grifters" pasi marrëveshja e tyre shumëvjeçare prej $25 milionë mori fund pasi ata bënë vetëm 12 episode. Grifters u referohen personave që përfshihen në skema të pandershme ose mashtruese për të marrë para, mallra ose shërbime nëpërmjet mashtrimit ose manipulimit; ata janë të aftë për të fituar besimin e të tjerëve për përfitime personale.

Podkasti “Archetypes”, i cili u moderua nga Meghan Markle, shfaqi biseda me miq dhe të famshëm, duke përfshirë Serena Williams, Mariah Carey, Trevor Noah etj. Ai kryesoi tabelat e podkasteve për Spotify në disa vende, por u bënë vetëm 12 episode.

Burime pranë Spotify kanë thënë se çifti mbretëror nuk përmbushi standardin e produktivitetit të kërkuar për të marrë pagesën e plotë nga marrëveshja, pasi kishin realizuar vetëm një seri prej 12 episodesh, raportoi Wall Street Journal.

Në një episod të janarit 2022 në podkastin e tij, Simmons tha: "Jetoni në Montecito dhe thjesht shisni dokumentarë dhe podkaste dhe askujt nuk i intereson se çfarë do të thoni për ndonjë gjë, përveç nëse flisni për familjen mbretërore dhe thjesht ankoheni për të."


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco