VIDEO/ Ndodh shpesh me artistët, Adele harron tekstin e një kënge teksa performonte

VIDEO/ Ndodh shpesh me artistët, Adele harron tekstin e një kënge teksa performonte

17:34, 23/06/2023
A+ Aa A-

Gjatë një prej shfaqjeve të fundit në The Colosseum në Las Vegas, Adele harroi fjalët e “I Drink Wine” nga albumi i saj i 30-të dhe kërkoi ndihmë nga publiku.

Pasi interpretoi disa fjalë të këngës, ajo ndaloi për një moment dhe tha: “Kam harruar tekstin”.

Ajo filloi të qeshte para turmës dhe më pas i kërkoi një fansi që ta ndihmonte për tekstin.

 “Në rregull, le ta fillojmë sërish”, tha krijuesja e një sërë hiteve teksa të qeshurat nuk po ndalonin.

35 vjeçarja ka pasur disa momente mjaft të paharrueshme gjatë turneut të saj botëror.

Kjo ndërkaq është hera e tretë në turne që Adele harron tekstet e këngëve të saj.

Gjatë një prej paraqitjeve në Danimarkë, ajo harroi fjalët e “Rolling in the Deep”.

Dhe para kësaj, ajo ngatërroi gjithashtu edhe tekstin e këngës “I Miss You”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco