Elon Musk dhe Mark Zuckerberg thonë se janë gati për një ndeshje në kafaz

Elon Musk dhe Mark Zuckerberg thonë se janë gati për një ndeshje në kafaz

14:33, 23/06/2023
A+ Aa A-

Rivaliteti në biznes me sa duket nuk është i mjaftueshëm për dy prej miliarderëve më të fuqishëm të industrisë së teknologjisë.

Tani Elon Musk dhe Mark Zuckerberg thonë se duan t'i rregullojnë punët e tyre në një ndeshje në një ring-kafaz.

Pronari i Twitter dhe CEO i Tesla, Elon Musk kohët e fundit postoi në Twitter se ai ishte gati "për një ndeshje në kafaz" me Zuckerberg, CEO i Meta.

Image

Në një postim në Instagram të mërkurën, Zuckerberg u përgjigj me një screenshot të postimit të Musk në Twitter ku shkroi: "Më dërgo vendndodhjen".

Një zëdhënës i Meta-s tha për Verge: "Postimi në Instagram flet vetë."

Mbetet e paqartë nëse Zuckerberg dhe Musk e kanë seriozisht apo po tallen.

Gjithsesi, kush do të fitonte në një ndeshje në kafaz, mbetet për t'u parë. Musk është fizikisht më i madh se Zuckerberg, por ky i fundit praktikon jiu-jitsu, artin marcial brazilian dhe fitoi medalje ari dhe argjendi në një turne në maj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco