Pëllumbi mutant me gjoks të fryrë dhe këmbë të gjata turbullon internetin

Pëllumbi mutant me gjoks të fryrë dhe këmbë të gjata turbullon internetin

21:29, 21/06/2023
A+ Aa A-

Fotot dhe videot e një pëllumbi me pamje krenare, me gjoksin e fryrë si personazh vizatimor dhe me këmbë mbresëlënëse të gjata, kanë marrë shumë vëmendje në internet.

"Pëllumbi Chad" u bë viral pasi një mbarështues pëllumbash në Mbretërinë e Bashkuar ndau një video të zogut me pamje mbresëlënëse në TikTok, ku u bë shpejt viral.

Miliona njerëz në mbarë botën e kanë parë dhe ende nuk mund ta besojnë se është një shpend i vërtetë.

Disa janë të bindur se është vepër e një mjeti dixhital të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, ndërsa të tjerë pretendojnë se videoja është ndryshuar në mënyrë dixhitale  për të fituar shikime.

Megjithatë, zogu në video është vetëm një ekzemplar vërtet mbresëlënës i një race të rrallë pëllumbash të quajtur "English Pouter".

Një kërkim i thjeshtë në Google zbulon se nuk ka asgjë të veçantë për këtë zog të veçantë dhe se gjoksi jashtëzakonisht i fryrë dhe këmbët e gjata janë tipare specifike të racës./ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco