Të burgosurit i ulet 4 vjet dënimi pasi ekzekutoi 26 të burgosur të tjerë

Të burgosurit i ulet 4 vjet dënimi pasi ekzekutoi 26 të burgosur të tjerë

21:21, 21/06/2023
A+ Aa A-

Një i burgosur në Bangladesh ndezi polemika në vendin e tij pasi u lirua katër vjet e katër muaj më parë pasi vari 26 persona gjatë kohës që ishte  në burg.

Në vitin 1991, Shahjahan Bhuiyan u dënua me 42 vjet burg për vrasje, por ai kreu katër vjet e katër muaj më pak duke kryer ekzekutime të 26 të burgosurve të tjerë gjatë kohës që ishte në burg.

74-vjeçari mori dy muaj falje për çdo ekzekutim, që së bashku me sjelljen e tij të mirë dhe aspekte të tjera, ia shkurtoi dënimin me gati një dekadë.

Shahjahan u bë xhelat në burgun qendror të Dhakës në vitin 2001, pasi informoi zyrtarët e burgut se dinte si të bënte varje në litar.

Bangladeshi është një nga vendet e pakta në botë që kryen dënime me vdekje me varje, kështu që aftësitë e Shahjahan Bhuiyan u vlerësuan shumë./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco