Dani Alves flet nga burgu: I kërkoj falje publikisht gruas sime, ndoshta ajo gaboi që me zgjodhi

Dani Alves flet nga burgu: I kërkoj falje publikisht gruas sime, ndoshta ajo gaboi që me zgjodhi

19:42, 21/06/2023
A+ Aa A-

Dani Alves ka dhënë intervistën e tij të parë nga burgu “Brians 2”, pasi u denoncua nga një vajzë 23-vjeçare, e cila pretendon se e ka sulmuar seksualisht në tualetin e të klubit të natës Sutton, në Barcelonë, natën e 30 dhjetorit.

Në një bisedë me gazetaren Mayka Navarro, nga La Vanguardia, lojtari mbron pafajësinë e tij dhe pranon tradhtinë në ndaj bashkëshortes së tij, Joana Sanz.

“Kam vendosur të jap këtë intervistë, intervistën time të parë, që kur jam këtu, në mënyrë që njerëzit të dinë se çfarë mendoj unë. Le ta dinë historinë nga ajo që përjetova atë mëngjes në atë banjë. Deri më tani është shpjeguar një histori shumë e frikshme frike dhe terrori, e cila nuk ka të bëjë fare me atë që ka ndodhur dhe as me atë që kam bërë”, thotë braziliani.

Në intervistë, lojtari thotë se dëshira e tij është t’i kërkojë falje bashkëshortes së tij.

“I vetmi person që duhet t’i kërkoj falje është gruaja ime, Joana Sanz. Gruaja me të cilën u martova tetë vjet më parë. Jam ende i martuar dhe shpresoj të jetoj me të gjithë jetën. Unë personalisht i kam kërkuar falje këtu, në burg, por duhet ta bëj publikisht, sepse historia është publike, ofendimi është publik dhe ajo i meriton ato falje publike. Kanë qenë, janë dhe do të jenë ditë shumë të vështira për të”, shpjegon Alves.

“Unë e vlerësoj gjithçka që po bën për mua. Roli i saj nuk është i lehtë. E dua dhe këtë herë në burg kam menduar shumë për martesën tonë. Jam i sigurt se nuk gabova që zgjodha Joanën si grua. Edhe pse ndoshta ajo kishte gabuar për mua,” përfundoi Alves.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco